Kronikë

Arrestohet në Yrshek i kërkuari nga Italia, i dënuar me 13.6 vite burg për drogë e grup kriminale

20 Shtator 2019, 11:01| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 11:04

  • Share

Tiranë - Një shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 13 vite e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale, u arrestua nga policia në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana lokalizuan dhe arrestuan në zonën e Yrshekut, në Kashar, 54-vjeçarin M. P.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuars me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?