FIER- Një 53-vjeçar me iniciale N.G është arrestuar nga policia në Fier. 53-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur "Vija e ngjalës" pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij tip "Citroen", disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale".
Bravo policia,hallall marin nga 1 mije euro per celular,pa paguar dogan,akciz,tvsh,dhe taksa te tjera.Kurse ne gjithcka
Përgjigju