Bota

Arrestohet për korrupsion ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari

11 Qershor 2019, 04:25| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 04:31

  • Share

Autoritetet e Islamabadit kanë arrestuar ish-presdentin pakistanez, Asif Ali Zardari nën akuzën për ryshfet  dhe korrupsion.

Ndalimi u bë në shtëpinë e tij pasi gjykata hodhi poshtë kërkesën për zgjatje të dënimit me kusht në një rast të pastrimit të parave.

Gjykata e Lartë në Islamabad e refuzoi kërkesën e ngjashme edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur.

Deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhër arrest për Talpurin.

Zardari dhe Talpur akuzohen për transferimin e një milion dollarëve në kompaninë e tyre private, përmes llogarive të rreme bankare.

Zardari udhëhiqte vendin si president në periudhën 2008-2013.

 

Komento

Komente

  • Bubi: 11/06/2019 07:39

    Kur do e shohim nje lajm te tille per liken, Bash- shalngjitmin, Sali Fekaleserbin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?