Bota

VIDEO/ Arrestohet në Milano 19-vjeçarja nga Kosova! Bashkëshortja e autorit të sulmit tragjik me 4 viktima në Vjenë! Të shoqit i kishte premtuar se do vdiste si martire

17 Nëntor 2021, 11:58| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 12:47

  • Share

Bleona Tafallari, bashkëshortja e Kujtim Fejzullahut, autori i sulmit të përgjakshëm në Vjenë në nëntorin e vitit të kaluar, është arrestuar nga policia ditën e sotme në Milano të Italisë. Sipas hetimeve italiane, rezulton se reja është një mbështetëse e ISIS, e radikalizuar që në moshë të mitur, 16-vjeçare. Ajo ishte transferuar së fundmi nga Kosova në Milano, por qëndronte në komunikim të vazhdueshëm me një celulë xhihadistësh kosovare.

19-vjeçarja kishte në celularin e saj video dhe imazhe, disa prej të cilave të krijuara nga agjencia e komunikimit të Shtetit Islamik, imazhe të flamurit të zi, e skena të sulmeve terroriste. Ajo përhapte islamin radikal mes të miturve, ndërsa në një bisedë të zhvilluar më 24 shkurt me një vajzë 16-vjeçare, e quajtur Zanë, ajo i premtonte se do t'i gjente një burrë 'luan', njësoj si burri i saj 'me të cilin të vdesësh si martire, pas një martese të larë me gjakun e jobesimtarëve'.

Mes bisedave të saj dalin edhe mesazhe të shkëmbyera me vajzën e Bujar Hysës, imami i dënuar për terrorizëm, ku shprehin entuziazmin e tyre për terroristët e ISIS.

Kujtojmë se Kujtim Fejzullahu, 20 vjeç qëlloi njerëzit në Vjenë me kallashnikov e thikë, duke i marrë jetën 4 personave ndërsa më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Bleona Tafallari dhe Kujtim Fejzullahu
 

Ora 12:28
U arrestua për terrorizëm, 19-vjeçarja kosovare shkëmbente mesazhe me vajzën e imamit të arrestuar, Bujar Hysa! Shoqja i dërgonte foto të djalit të mitur me armë

Imami Bujar Hysa

19-vjeçarja Bleona Tafallari, e arrestuar për terrorizëm në Milano të Italisë, mbante komunikime të rregullta edhe me vajzë të quajtur Suada, e cila ishte vajza e Bujar Hysës, imami i dënuar për terrorizëm. Në bisedat mes tyre, ato shprehnin entuziazmin për ISIS, ndërsa Erza i dërgonte 19-vjeçares edhe foto të djalit të saj të mitur, të veshur me veshje të përdorur nga terroristët dhe duke pozuar me armë pranë. Në mesazhe, Tafallari i shkruan shoqes së saj "sikur ta prekja dhe unë atë që ka prekur ai", duke iu referuar armës.

Bujar Hysa, i cili ka qenë imam i xhamisë së Mezëzit, u arrestua në vitin 2015, bashkë me 8 persona të tjerë, me akuzën e rekrutimit të shtetasve të besimit myslimanë drejt Sirisë.

Komento

Komente

  • Jani: 29/11/2021 04:08

    Prralla me qeros qe te kerdiset dynjaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?