Lënda narkotike që kishte fshehur poshtë çorapes

Arrestohet polici i komisariatit të burgut në Kukës! Tentoi t'u çonte kanabis të dënuarve, e kishte fshehur në çorape brenda një pakete

20 Korrik 2022, 19:36| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 10:25

  • Share

Një punonjës policie i në burgun e Kukësit u arrestua në flagrancë rreth orës 23:00 të 19 korrikut nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, sepse kishte fshehur lëndë narkotike poshtë çorapes.

Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, gjatë hyrjes në institucion gjatë ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, policit të identifikuar me inicialet K.M., i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i një paketë me mbishkrimin “Marlboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm natriban, ku brenda saj ishin 20 doza të dyshuara lëndë narkotike marijuanë, me peshë 16.65 gr
Dyshohet se lëndën narkotike do ia çonte të dënuarve.
Nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal.
Vazhdojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?