Burgu i Peqinit

Kronikë

Arrestohet polici i burgut të Peqinit, fuste drogë në qeli! Hetohen bashkëpunëtorët

16 Gusht 2024, 14:58| Përditesimi: 16 Gusht 2024, 17:06

  • Share

Elbasan- Një polic i burgut të Peqinit është arrestuar pasi akuzohet se ka future drogë brenda ambienteve të burgut.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë  punonjësin e policisë Erald Kasmi në IEVP Peqin, 'sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike', informoi sot zyra e shtypit pranë kësaj drejtorie.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Policia thotë se hetimet vijojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?