Një polic me gradën nënkomisar në Komisariatin e Policisë Pogradec është arrestuar pasi u përfshi në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.
Aksidenti u shënua rreth orës 22:20 të 25 qershorit 2023, në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin nën efektin e alkolit tej normave të lejuara, informoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë)
Nënkomisari, 46 vjeçar i identifikuar me inicialet L.D, 46 vjeç me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.