Ish-punonjësi i Policisë së Vlorës, Renaldo Avdulaj, është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim prej 1 tetorit të vitit 2016, si implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj, në Vlorë. Ndaj tij, Gjykata për Krime të Rënda kishte caktuar tre vjet më parë, masën e sigurimit personal në mungesë, të arrestit me burg. Prokuroria për Krime të Rënda ngriti ndaj ish-policit akuza të rënda, si kultivim i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal. Por më tej, akuzat u zbutën për mungesë provash, dhe dosja e tij gjykohet veçmas, dhe vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria ka çuar në gjykatë dosjen hetimore për tetë persona, që i akuzon si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në fshatra të Vlorës, Policia e Shtetit zbuloi një sasi të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, bashkëpunonte me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë.
11 persona ishin arrestuar më herët për trafikun e drogës në këtë zonë, mes të cilëve edhe kreu i bandës, Taulant Haxhiraj.
Komente

Dhe keto tre vjet arrati gruaja e tij spiunonte koleget per cdo gje ndodhte te policia kufitare e Vlores
PërgjigjuAi salehu yt per cdo dite shpif per qen dhe mace, se per njerez nuk ka lën qytetar te shqiperise pa mbajtur me goje! Pranaj ti mere fshesen dhe shko pastro oborrin e shqupit.
Pse flet keq per vloren more palaco..
Cdo dit vlonjate dhe vetem vlonjatet mbushin faqet kryesore të gazetave. Nuk ka ditë të mos flitet për paudhësi vlonjatësh!
PërgjigjuO fredo te qi**ha robt e shtepi byd**ir muti..
O fredi boll tani se nuk ka lezet me keto shkrime qe ben per vloren po ben koh qe vetem shan,nuk eshte burrni kjo qe ben.
Janë fshatarë o i paudhë...