Prej kohësh në përgjim, arrestohet ditën e sotme polici i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin Rudenc Myrte, ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se Myrte fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.
Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lënde narkotike kanabis, ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë. Pritet në vijim njoftimi zyrtar lidhur me rastin.
Kujtojmë se një ditë më parë, në qelinë e të dënuarit me “burgim të perjetshëm” Laert Haxhiut, u gjet një celular me te cilin dyshohet se ai komunikonte.
Komente

Ah mor laert sa kot e hodhe jeten. Aldo bares i hengre ate qe s'thuhet e tani rri ne kaush deri sa te vij ora jote
Përgjigju