TIRANE- Një polic patrulle e komisariatit të Korçës është ndaluar nga AMP pasi është autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e 3 marsit 2025 në aksin Hoçisht - Bilisht.
Policia e Korçës njoftoi dje për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Bilisht-Hoçisht" ku një makinë kishte përplasur këmbësorin 28 vjeçar duke u larguar dhe lënë të riun të plagosur në mes të rrugës.
Sot (5 mars) AMP thotë se është ndaluar me iniciativë Inspektori Jurgen Rushitaj, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë pasi ai ka qenë shoferi i makinës që bëri aksidentin
Ndalimi i tij u bë pasi me datë 3 mars 2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht - Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.
Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Inspektori Jurgen Rushitaj, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, akuzohet për veprat penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
Komente
