Reperi Niko Pandetta është arrestuar mëngjesin e sotëm në Milano, pasi ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg për trafik droge dhe evazion.
Dënimi i artistit u caktua një javë më parë nga Gjykata e Lartë e vendit për trafik droge ndërsa policia e ka kryer arrestin mëngjesin e sotëm në zonën Quarto Oggiaro.
Reperi Niko Pandetta, i njohur me emrin artistik si Vincenzo Pandetta, është nipi i ‘bosit’ Salvatore, i njohur si ‘Turi Cappello’ i kufizuar nga 41 biss që prej vitit 1993.
Reperi madje i kishte kushtuar një këngë dajës për të cilën ishte vënë në qendër të polemikave.
“Xhaxhi Turi të falënderoj përsëri për çdo gjë që bën për mua, ishe shkolla e jetës që më mësove të jetoj me nder. Për këtë, je mbyllur aty në 41 bis”.- thuhej mes rreshtave të reperit.
Polemikave të ngritura së fundmi, reperi i ishte përgjigjur duke thënë se ajo këngë ishte hequr nga repertori i tij prej të paktën pesë vitesh.
Ai kishte 12 mijë euro para kesh me vete. “Sapo firmosa një kontratë milioneri”, u tha ai agjentëve të policisë.
Në momentin kur u kap nga policia Pandetta ishte me menaxherin e tij shqiptar, 33-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.
Këngëtari po qëndronte në një hotel në via Francesco Paolo Michetti dhe përgjatë ditës së martë ka qenë nën vëzhgim nga policia, por ka qëndruar brenda përgjatë gjithë ditës.
Rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës ai doli nga godina me kapuç në kokë shoqëruar nga shqiptari. Më pas të dy hipën në një makinë që i priste, drejtuar nga një 38-vjeçar italian. Vetëm pasi u siguruan se ishte Pandetta, agjentët i ndaluan tre burrat në kryqëzimin e via Lessona dhe via Aldini, në zonën Quarto Oggiaro.= Shoferi ishte shtetas italian ndërsa pasagjeri tjetër, shqiptar, i cili pretendoi se ishte menaxheri i Nikos. Në dëshminë e tij në komisariat ai u shpjegoi hetuesve se së shpejt do të kthehej në Catania për tu dorëzuar. Ndërsa zbulonte vendndodhjet e tij edhe në rrjetet sociale, ku së fundmi kishte bërë tag më Milano. Gjykata e Katanias lëshoi urdhrin e arrestit ndaj tij më 12 tetor, por kur policia shkoi në banesën e këngëtarit nuk e gjetën aty.