Foto ilustruese

Arrestohet shefi i njësisë ‘FAST Albania’, akuzohet për kallëzim të rremë dhe mashtrim

3 Dhjetor 2021, 10:16| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 10:18

  • Share

Fatmir Alia, shef i Zyrës së Kërkimit “FAST Albania” në Drejtorisë Operacionale në policinë e Shtetit është prangosur nga  Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Elbasanit kishte marrë masën e sigurimit personal “arrest me burg”, në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan në funksion të procedimit penal nr. 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Kujtojmë se më parë në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më edhe punonjësin e policisë Inspektor Sokol Fana, pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedentë penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

26-vjeçari Sokol Fana me detyrë ndihmës/specialist në Njësinë “FAST Albania”, pas arrestimit ka dhënë të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?