Arrestohet shitësi i farave të kanabisit, video e arrestimit në aksin Lezhë - Shkodër

9 Maj, 12:44| Përditesimi: 9 Maj, 12:49

  • Share

Një 37 vjeçar nga Lezha është arrestuar në aksin Lezhë - Shkodër pasi u kap në flagrancë me një pako ku brenda ishin 1 mijë fara kanabisi.

Arrestimi I tij  u krye në në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër” pas një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Lezhë

‘Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara cannabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin” informoi sot policia e Shkodrës.

Policia ka publikuar videon e arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.M.

Dosja i kaloi për hetim prokurorisë së Shkodrës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?