Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Elbasan, policia sinjalizohet nga qytetarët

13 Maj 2019, 09:34| Përditesimi: 13 Maj 2019, 16:07

  • Share

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili shpërndantë drogë të fortë të llojit kokainë në qytetin e Elbasanit. Arrestimi i shtetasit R.A, u bë në lagjen 'Viserian Xhuvani'. Policia ra në gjurmët e këtij shpërndarësi falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë sinjalizuar policinë se shtetasi në fjalë shpëndënte drogë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë  i gjetën 26-vjeçarit disa doza kokaine që i kishte gati për ti shpërndarë. Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

Njoftimi i plotë i policisë: 

Falë bashkëpunimit Komunitet- Polici , goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta  në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë  narkotike e dyshuar  e llojit kokainë. Në pranga një 26 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin se një shtetas në një lokal në lagjen " Viserian Xhuvani" shpërndante lëndë narkotike ,  menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç,  banuese në Elbasan. 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë  i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit  kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

Komento

Komente

  • Kafsha: 13/05/2019 10:04

    Bravo banorëve bravo policisë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?