Protestues në ndërtesën e filialit të Elbit Systems

Bota

Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve

23 Nëntor 2024, 17:27| Përditesimi: 23 Nëntor 2024, 17:42

  • Share

Angli-Një e re shqiptare në Angli pjesë e grupimit pro-Palestinës, e arrestuar një muaj më parë, i është refuzuar aplikimi për ta lënë të lirë me kusht.

Duke iu referuar dokumenteve të gjykatës City of Westminster, mëson se ndaj Teuta Hoxhës rëndojnë dy akuza.

Shqiptarja 28-vjeçare me banim në Crystal Palace Road në Londër akuzohet se 06/08/2024 hyri pa leje në  ambientet e Elbit Systems, një kompani izraelite për prodhim armësh dhe dronësh luftarak.

Sipas aktakuzës e reja shqiptare tentoi të dëmtojë këto ambiente.

Ndërsa në akuzën e dytë thuhet se ajo ndërmori dëmtime të godinës të një vlere ende të pacaktuar në kompaninë Elbit Systems UK.

Kjo nuk është hera e parë kur përpara godinës të kësaj kompanie protestohet dhe ndërmerren akte të dhunshme.

Teuta Hoxha është arrestuar bashkë edhe me disa aktivistë të jetë pro-Palestinës do të paraqitet në gjykatën qëndrore të krimeve në Londër Old Baily më 06/12/2024./TCH

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?