Trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier dhe djali i tij John Valovic-Galtier janë vendosur në paraburgim në Nice, kjo pas akuzave për racizëm dhe sjellje jo të hijshme kur tekniku ishte pjesë e klubit të futbollit Nice.
Mëngjesin e kësaj të premteje, duke nisur nga ora 8:45 trajneri është marrë në pyetje dhe është vendosur në paraburgim, kjo sipas "NiceMatin". Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurori publik në Nice.
Ish-trajneri i Nice dhe djali i tij i u thirrën nga policia gjyqësore e Nicës, e cila po heton faktet e supozuara të "diskriminimit në punë bazuar në përkatësinë e një race ose feje të supozuar".
Çështja Galtier shpërtheu pas zbulimeve të gazetarit të pavarur Romain Molina dhe RMC. Vërejtjet raciste ndaj disa lojtarëve i ishin atribuar Christophe Galtier kur ai drejtonte ekipin e Nice, veçanërisht përmes e-mail-eve të dërguara te drejtori sportiv i asaj kohe, Julien Fournier.
Prokurori publik i Nice, Xavier Bonhomme mori menjëherë çështjen dhe nisi një hetim. PSG pritet të shkarkojë trajnerin dhe në vend të tij do emërojë Luis Enriquen.