Foto ilustruese

Arrestohet tre persona në Vlorë, 34-vjeçari mbante kanabis e armë gjahu në shtëpi, djali i thyen xhamat e makinës babait

7 Gusht 2020, 09:29| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 09:43

  • Share

VLORË- Arrestohen tre persona ditën e sotme në Vlorë për vepra të ndryshme. Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi iu gjetën në banesë kanabis sativa dhe një  një armë gjahu pa leje. Personi me iniciale R. B., 34 vjeç, banon në fshatin Picar të Selenicës.

Policia gjithashtu ka arrestuar në flagrancë në Radhimë babë e bir, A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56- vjeçar për motive të dobëta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?