Arrestohet turku në Kakavijë, hyri në Shqipëri më pasaportë të falsifikuar

12 Korrik 2020, 12:57| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 12:59

  • Share

Një 22-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi hyri në Shqipëri nga Greqia në mënyrë të kundraligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.

I riu turk akuzohet për "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave" dhe  "Kalim i paligjshëm i kufirit".

Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i patrullimeve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije është kapur një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokstër arrestuan në flagrancë shtetasin U. E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?