Eli Fara me vajzën

Kronikë

Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me kokainë në Tiranë! Ja çfarë dëshmoi në Polici

22 Gusht, 12:15| Përditesimi: 22 Gusht, 17:53

  • Share

TIRANË- Policia arrestoi vajzën e këngëtares së njohur, Eli Fara, gjatë ditës së enjte. Report Tv mëson Roxhensa Kapurani, 39 vjeçare, e cila njihet me emrin Marina Fara, u arrestua në Vorë.

Sipas një njoftimi të policisë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e komisariatit të policisë së Vorës i gjetën një sasi kokaine. Report Tv mëson se vajza e Eli Farës, u kap me 3 gramë kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.

Mësohet se pas arrestimit nga Policia, ajo ka dëshmuar se lëndën narkotike e mbante për përdorim personal.

Në rrjetet sociale, Marina Fara, është mjaft aktive, me postime të vazhdueshme teksa reklamon veshjet dhe udhëtime nëpër vende të ndryshme të botës

Ora 17:30
U kap me kokainë në makinë, zbulohet dëshmia e Marina Farës në Polici: E mbaja për përdorim personal!

Pak pas arrestimit të Marina Farës, vajzës së këngëtares së njohur Eli Fara, që u kap me një sasi kokaine në makinë, mësohet edhe dëshmia e saj e dhënë në Polici.

39-vjeçarja që në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4,4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol, por policisë i ka thënë se ‘lëndën narkotike e kishte për përdorim personal’.

Marina Fara edhe më herët ka qenë e përfshirë në skena të ngjashme. 5 vite më parë u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani”, ku u arrestuan më shumë se 30 persona.

Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babi: 22/08/2025 22:20

    Nga momeenti qe e ka per perdorim vetjak skane pse ta shoqerojne ne polici

    Përgjigju
  • gori: 22/08/2025 13:25

    Ska problem se e shpëton"babai"Fatmir Gërdeci...

    Përgjigju
  • Lui: 22/08/2025 13:05

    Çne..?! Se këto janë qelibar nga natyra. Si ka mundësi të ketë pasur kokainë?! Mjafton që të merret një aksion i befasishëm nëpër të gjithë këto farë VIP-ash dhe policia do të mbyllë një rubinet jo të vogël të qarkullimit të drograve në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?