'20 mijë lekë ilaçi për të shëruar COVID'/ Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PD-së, hiqej si mjek popullor! Pranga dhe nipit të tij që gjente klientët (VIDEO)

14 Korrik 2020, 19:27| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 20:28

  • Share

LEZHË- Vëllai i ish-deputetit të PD-së Andon Frrokaj, Frederik Frrokaj është bërë pjesë e një skandali duke përfituar nga situata alarmante e COVID-19 që ka prekur gjithë botën dhe vendin tonë. Frrokaj hiqej si mjek dhe bashkë me nipin e tij Henri Frrokaj mashtronin qytetarët duke shitur ilaçin kurues për COVID, në këmbim të 20 mijë lekëve.

Xhaxha e nip bashkëpunonin me njëri-tjetrin, ku 57-vjeçari i prodhonte, kurse nipi gjendte klientët dhe i shiste, duke operuar kryesisht në zonën e Kurbinit. Pas dy muajsh hetim, ditën e sotme në operacionin e koduar "Kuruesi i rremë" u arrestuan 57-vjeçari dhe nipi i tij 30-vjeçar, banues në Mamurras. Policia arriti t'i gjurmonte autorët nga informacionet e mbledhura nga banorët e zonës.

Ish- deputeti Andon Frrokaj dhe pamje nga arrestimi i vëllait të tij

Policia sekuestroi në banesën e Frederik Frrokaj, baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që ai prodhonte.

Frederik Frrokaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për ilaçet e kurimit të virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar shërim. Nipi i 57-vjeçarit u arrestua në flagrancë, ndërsa po i shiste ilaçin një klienti në një lokal, kurse Frederik Frrokajt në banesë ku u gjetën edhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 15/07/2020 10:15

    Paska ende njerz huta besojn hala te kto prralla.

    Përgjigju
  • Toni: 14/07/2020 22:10

    Po nese ka njerez kaq budallenj, gati mire ia ka bere edhe ky. Me kujton tregtaret ne Napoli qe shesin 5€ shishe me ajer te paster Napoli. Ahhahahahahah

    Përgjigju
  • aiai: 14/07/2020 21:43

    Malok kush jane, se nuk po na e sqaron, Skrapari, Tepelena, Tropoja kush??? Shqiperia ka shume male, po po i etiketove njerzit ne malok shiko se nga e ke prejardhjen o Populli. Turp turp qe i etiketoni njerzit keshtu une vete jam nga Elbasani.

    Përgjigju
    • Dangellia: 15/07/2020 06:34

      Ne pergjithesi qemoti kjo fjal perdorej per shqiptaret e veriut dhe kosoven si nocion gjografik..tani perdoret rendom per te gjith keto po dhe per fshataret qe vjedhin vrasin mashtrojne po dhe qytetaret gjithadhtu....esht ber sinonim i njerezve te pa skrupull....sic e kuptoj un...po ama e ka nje baze...

  • Maloku: 14/07/2020 21:42

    Po asht shum e vertete nuk bahen njerez kurr ku nk u shkon mendja sikur kan ba shkoll vetem per mashtrime

    Përgjigju
  • Eri: 14/07/2020 21:37

    Varini ne litar...kto jan vrases,kriminel....asnje meshir

    Përgjigju
  • Sherbet: 14/07/2020 21:26

    Sigurisht qe eshte edrejte listat e hapura tezgjedhin qytetaret ate kanditat qeduan eshte evertet se kanditatet izgjedhin kryetaret e partive. Por letaprovojme edhe me listat e hapura

    Përgjigju
  • Populli: 14/07/2020 21:11

    Maloku vetem te vrase,,vjedhe,,di,prandaj rrini 500 m larg cdo maloku...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?