Arrestohet në Itali vrasësi i Gentian Beqirit dhe babait në 2012-ën në Elbasan

1 Korrik 2019, 16:27| Përditesimi: 1 Korrik 2019, 19:02

  • Share

Arrestohet Etien Cani, autori që vrau në shtëpinë e tij shokun e ngushtë Gentian Beqirin dhe babain e tij, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në Rimini të Itali si rezultat i policisë vendase me autoritetet italiane.

Etien Cani dhe viktima, Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ai e vizitonte këtë të fundit shumë shpesh në shtëpi për aryse te Beqiri ndodhej në arrest shtëpie pasi ishte një nga tre autorët e vrasjes së Sokol Çapjas,në 25 dhjetor 2005.

Në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri u qëllua me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij.

Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht me sende të forta duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemoragji në tru dhe në mëlçi. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 01/07/2019 16:35

    Per hajer, mbase rrefehet dhe nxjerr edhe te tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?