Ylli i i filmit shumë të ndjekur për Krishtlindje “I vetëm në shtëpi”, Devin Ratray, u arrestua nga policia e Oklahomës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën akuzën e dhunës në familje, ndaj ish të dashurës së tij.
Ngjarja për të cilën akuzohet 44-vjeçari Ratray, ka ndodhur pas një eventi në Oklahoma City, ku ai ishte i ftuari kryesor i mbrëmjes.
Aktori, i njohur për rolin e tij si vëllai i madh i keq i Kevin McCallister në filmin “I vetëm në shtëpi” raportohet se ishte nxehur me të dashurën e tij, pasi nuk kishte marrë para nga dy fansa të cilët kishin marrë autografin e tij.
Sherri vijoi më pas në dhomën e gjumit të hotelit, ku dyshohet se ai e dhunoi atë dhe u përpoq ta mbyste.