Kronikë

“Arrestuan” autorin e plagosjes në Kavajë, Meta i falenderon për aktin e guximshëm

26 Shtator 2019, 11:46| Përditesimi: 26 Shtator 2019, 11:53

  • Share

Dy ditë më parë, Bajram Shala dhe Ymer Xhafa, bllokuan për të mos ikur Fitim Baboçin, i cili kishte plagosur me armë 53-vjeçarin Rexhep Tare, në dyqanin e tij.

Ditën e sotme, Kreu i Shtetit, Ilir Meta i ka pritur në zyrë ku i ka falenderuar për aktin e tyre, ndërsa veprimin e tyre e quajti si një shembull frymëzimi që i duhet shoqërisë për t’i qëndruar larg dhunës.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, Ymer Xhafa dhe Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe.

I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike.

Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.

 

Komento

Komente

  • Idioti: 26/09/2019 13:24

    President idiot,pasi nuk ja doli te djege Shqiperine merret tani me keto gjera bajate e te dala boje,intrigant e shpirt katran.

    Përgjigju
  • Kavaja: 26/09/2019 13:11

    Jeni qe jeni aty beni nje kapje atij ne mes tuaj dhe direkt tek 302 se eshte shume i rrezikshem

    Përgjigju
  • Mona: 26/09/2019 13:11

    Po me keto gjera merret ky derrdimen president,sa qesharak sidomos mbas lajmeve te rreme per termet me mikun e tij te zemres Qim Peka.

    Përgjigju
  • al ta: 26/09/2019 12:25

    o like floriri po keto gjera pse nuk i beje dhe me perpara apo po te shtrengohet litari dhe do te dukesh i mire qe ishalla po shpeton per sjellje te mire?kshu duhet te besh kur je brenda qe per sjellje te mire te ulin denimin o shkerdhate bravo i qofte atyre dy qytetarve per kurajon e guximin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?