'Arrëthyesi' mbyll sezonin e vitit në opera, festa ikonë e Krishtlindjeve në TKOB

31 Dhjetor 2021, 15:28| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 15:31

  • Share

Baleti“Arrëthyesi”, një nga krijimet më të bukura të repertorit klasik botëror u shfaq për tri ditë rresht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në prag të festave të fundvitit.
Historia "Arrëthyesi dhe Mbreti i minjve" i Ernst Theodor Amadeus Hoffman i dhuroi publikut baletin ikonë të Krishtlindjes me koreografi të re nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. 
Në role kryesore përgjatë tri shfaqjeve ishin Ledia Sulaj,Odeta Dishnica dhe Ambra Troplini që interpretuan princeshë Klarën dhe Anxhelo Mucollari,Kevin Lila eErvis Koceku në rolin e princit. 
Atmosfera festive, rolet e realizuar me mjeshtëri dhe valsi final i realizur plot delikatesë, shoqëruar me interpretimet perfekte të artistëve e mbajtën sallën plot përgjatë të trija netëve , nga datat 28, 29 dhe 30 dhjetor. 
Ky Balet i repertorit botëror, me muzikën e bukur të Çajkovskit u realizua me pjesëmarrjen e orkestrës dhe trupës  shqiptare të baletit dhe të nxënësve të Shkollës Kombëtare Koreografike. U dirigjua nga Alisa Gjoni.
 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?