Arrigo Sacchi

Sport

Arrigo Sacchi këshillon Real Madridin: Të mendohen tre herë para se të largojnë Ancelottin

21 Prill, 16:32| Përditesimi: 21 Prill, 16:33

  • Share

Eliminimi i Real Madrid nga Champions League ka ngritur dyshimet se klubi kërkon të largojë trajnerin Carlo Ancelotti. Italiani ka shumë oferta dhe një prej tyre është nga kombëtarja e Brazilit, ndërsa në lidhje me këtë ‘tymnajë’ ka folur edhe Arrigo Sacchi, legjenda e trajningut.

Ai ka këshilluar Real Madridin që të mendohet mirë para këtij vendimi, për vetë vlerat që përfaqëson Ancelotti.

“Çfarë më bën të mërzitur, edhe pse është pjesë e futbollit, është se të gjithë e kritikojnë Carletton për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe e fajësojnë atë. A e kanë këta persona ndonjë ide se kush është Ancelotti? A e dinë se çfarë ka fituar ai? Unë e konsideroj atë një mjeshtër të vërtetë të futbollit, jo vetëm për trofetë e tij, por edhe për kualitetet njerëzore. Real Madridi duhet të mendojë dy ose tri herë para se të ndajë rrugët me dikë si Carletto”, ka thënë Sacchi.

Me eliminimin nga Champions League, Real Madrid luan më 26 prill finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Katalanasit janë në krye të La Ligas me katër pikë më shumë se ‘Galaktikët’ dhe Real kërkon një trofe këtë sezon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?