Leonard Duka

Arrihet marrëveshja me Belgjikën, Leonard Duka do të ekstradohet në Shqipëri

30 Korrik, 18:39| Përditesimi: 30 Korrik, 20:57

  • Share

Rivali i Ervis Martinaj, Leonard Duka do të ekstradohet drejt Shqipërisë nga Belgjika. Report Tv mëson se Shqipëria dhe Belgjika kanë gjetur marrëveshjen për ekstradimin e Dukës. Ai u arrestua në maj të këtij viti në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.

Duka po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?