Presidenti Trump

Bota
Top 24

Pas 35 ditësh, në SHBA arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë

25 Janar 2019, 20:27| Përditesimi: 25 Janar 2019, 20:38

  • Share

Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të qeverisë, gjë që shënon rihapjen e qeverisë, e cila qëndroi pjesërisht e mbyllur për 35 ditë.

Presidenti Trump tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.

Presidenti tha se një komision dypartiak do të punojë për hartimin e një pakete për sigurinë e kufirit.

Presidenti Trump theksoi se ngritja e mureve ose barrierave në kufi është e rëndësishme për sigurinë e kufirit.

Ai tha se kyështë një rast që të gjitha palët të punojnë së bashku dhe të vënë vendin përpara partisë. Le t'i tregojmë botës se jemi të bashkuar, tha ai/ VOA

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?