Goce Sedloski nuk do jetë më trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran dhe maqëdonasi kanë ndërprerë marrëveshjen vetëm 2 muaj pasi erdhi në drejtimin e klubit shkodran. Kjo pavarësisht se kuqeblutë arritën të kualifikohen në Kupat e Europës dhe në verë do të luajnë në ‘Conference League’.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”-shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.