Arriti objektivin, por Partizani i druhet Kastriotit! Mehmeti: Mund të na dëmtojë! Josa debuton të shtunën: Vllaznia do ndryshojë stilin e lojës

20 Maj 2022, 13:42| Përditesimi: 20 Maj 2022, 15:50

  • Share

Të shtunën në orën 17:00 luhet java e parafundit e Superligës, me Partizanin që luan kundër Kastriotit dhe objektiv ka Kupat e Europës. Në rast fitoreje të kuqtë e Mehmetit do siguronin vendin e tretë, por këtë herë duhet t’ia dalin pa tifozët, të cilët janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Thikë me dy presa është Kastrioti që prej javësh ka arritur objektivin e mbijetesës.

“Të tilla skuadra që luftojnë për një objektiv siç jemi ne dhe Kastrioti që nuk ka asgjë për të humbur luajnë pa presion. Për këtë arsye futbolli është gjithmonë i paparishikueshëm, duke mos luajtur pa presion. Ndoshta edhe mund të na dëmtojë,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

“Ekipi është i motivuar për këtë ndeshje pavarësisht se ne i kemi arritur objektivat 5 javë më parë. Stafi ka vendosur që të aktivizojë të rinjtë. Siç na kanë ndihmuar ata ne kur luajtëm e kundërta do ndodhë tani. Shpresoj të dalim faqe bardhë,”-deklaroi Adolf Selmani, futbollist i Kastriotit.

Rivali i të kuqve është Vllaznia, që këtë javë emëroi Mirel Josen si trajner. Shkodranët presin Egnatian në ‘Loro Boriçi’.

“Do mundohem që ndeshjen e parë ta kemi me disa ndryshime që s’kanë të bëjnë me personat, por me mënyrën e lojës dhe si interpretohet kjo lojë,”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

Tre ndeshjet e tjera që luhen në orën 17:00 janë Dinamo-Tirana, Kukësi-Skënderbeu dhe Teuta-Laçi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?