Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat, Kurti: SHBA më paralajmëroi se situata në veri mund të përkeqësohej

26 Nëntor 2022, 16:38| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 17:00

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ra dakord për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë në lidhje me targat pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, se situata në veri të vendit mund të përkeqësohej.

Kjo deklaratë e Kurtit, u bë publike në “Twitter”, nga gazetari gjerman Michael Matens, i cili intervistoi kryeministrin e Kosovës.

“Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në “krizën e targave” pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkruan gazetari në Twitter.

Kurti ka thënë po ashtu se Kosova do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor.

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja në zonë. Bashkimi Evropian tha se pas kësaj marrëveshjeje është koha për t'u përqendruar plotësisht në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?