Thomas Muller

Arritje e jashtëzakonshme, Thomas Muller 'ulet në të njëjtën tryezë' me Cristiano Ronaldon dhe Iker Casillas

21 Shtator 2023, 22:34| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 22:35

  • Share

Cristiano Ronaldo dhe Iker Casillas deri tani ishin të vetmit futbollistë që kishin shënuar të paktën 100 fitore në Ligën e Kampionëve, ndërsa mbrëmë Bayern Munich regjistroi një tjetër fitore në kompeticionin më elitar të botës, kur mposhti në shtëpi Manchester United me rezultat 4-3.

Kjo ishte fitorja numër 100 për Thomas Mullerin në Champions. Muller do të hyjë në histori si një nga futbollistët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave. Ai u bë kampion bote me Gjermaninë dhe me fanellën e Bayernit fitoi vazhdimisht të gjithë trofetë më të mëdhenj në nivelin më të lartë të futbollin për klube.

Ai fitoi Bundesligën dymbëdhjetë herë. Përveç kësaj, ai është në mesin e 10 golashënuesve më të mirë në Champions League dhe gjithashtu në mesin e 10 asistuesve më të mirë. Thomas Muller është gjithashtu në mesin e 10 golashënuesve dhe asistuesve më të mirë në Kampionatin Botëror dhe mban rekordin për numrin e asistimeve në Bundesligë.

Në total, ai ka bërë 759 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat dhe ka shënuar 277 gola dhe 262 asistime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?