Kevin Haveri është lojtari më i ri i Torinos në Serinë A të futbollit në Itali. Mbrojtësi shqiptar, i lindur në vitin 2001 kishte përfunduar në optikën e klubit "Granata" pas fitimit të kampionatit të Serisë D me Riminin. Tanimë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do duhet të bindë trajnerin Ivan Juric për një vend në ekipin e parë dhe një fanellë titullari.
Mëngjarashi luan në fashën e majtë të mbrojtjes, teksa ka dalë nga Mantova dhe ka luajtur me Riminin për dy sezone. Haveri për disa ndeshje ka qenë pjesë e Shqipërisë U-17 dhe U-19, teksa ka marrë ftesë edhe nga ekipi i parë i Shqipërisë, edhe pse nuk ka debutuar.
Torino ka vlerësuar lojtarin, duke i blerë kartonin për 300 mijë euro, teksa firma vlen deri në 2026. Sezonin e shkuar me Riminin, djaloshi kuqezi luajti në 25 ndeshje dhe asistoi në një rast.