Foto ilustruese

ARRSH: Kontraktorët kanë bërë pastrimin e akseve, qarkullimi i mjeteve kryhet pa problem në të gjithë territorin

17 Shkurt 2021, 12:36| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 12:38

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar sot se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.

Në informacionin e fundit mbi gjendjen e akseve kombëtare, ARRSH informon se kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

'Në të gjithë territorin nuk ka pasur reshje. Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërnadrjen e kripës.Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën, rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.'- njofton ARRSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?