Foto ilustruese

Kronikë

Moti i keq/ ARRSH: Shtyhet nisja e punës për riparimin e aksit Tiranë-Durrës

7 Prill 2021, 11:13| Përditesimi: 7 Prill 2021, 11:23

  • Share

TIRANË- Moti i keq ka shtyrë me një ditë, nisjen e punimeve për riparimin e autostradës Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit. Punimet ishin parashikuar që të nisnin ditën e sotme, por Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se do të fillojnë nesër. Nga ana tjetër, ARRSH njofton se vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

"Punime për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën “Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”. Në vijim të njoftimit të mëparshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021. Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit. Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve", thuhet në njoftim.

ARRSH ka rikujtuar edhe se gjatë kohës së punimeve qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të autostradës, e ndërsa shoferëve u rekomandohet të përdorin edhe rrugët dytësore për të parandaluar krijimin e radhëve të gjata në trafik.

"Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj", thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?