Autoriteti Shqiptar Rrugor (ARRSH) ka nisur ditën e sotme aksionin në të gjithë rrugët e vendit për të mbyllur hyrjet dhe daljet e rrezikshme të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve e duke u kthyer në burim aksidentesh. Ky aksion do të nisë nga qafa e Kasharit dhe do të shtrihet në drejtim të Durrësit.
Sipas ARRSH, ky aksion konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.
Për ato biznese që plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës për hyrje-dalje, duhet të përgatisin dokumentacionin dhe të aplikojnë tek e-Albania. Sipas ARRSH, çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar.
Në një intervistë për ‘Report Tv’ kreu i ARRSH-së, Evis Berberi ka bërë me dije se nga 1300 subjekte që kanë akses në akset nacionale në vend, vetëm 60 prej tyre janë të licencuara dhe kanë marrë leje për përdorimin e rrugës. Sipas Berberit, të gjitha bizneset janë lajmëruar për këtë aksion, ndërsa të gjithë aplikueve do tu jepet leja në rast se plotësojnë standardet e kërkuara.
Sipas verifikimeve të kryera, 4 akset më problematike janë Shkodër-Hani i Hotit me 224 hyrje-dalje dhe asnjë me leje, Tiranë-Durrës me 299 dhe vetëm 31 me leje, Skuraj-Burrel-Peshkopi me 163 dhe asnjë me leje dhe Rrogozhinë Lushnje me 126 dhe vetëm 7 me leje.
Je fiks shoku.Ajo te klubi shoferit ishte turpi madh,Jetojm ne nje vend me shtet prej leshi
PërgjigjuKy Po qe eshte arritje e qeverise... Urime! Me te vertet nje pune edhe nje studim I mire uroj qe te zbatohet Jo veten ne letra...
PërgjigjuBllokojini sot se so hapen te merkuren perseri. Para 3 javesh mbyllet me shume buje kryqezimin te klubi shoferit dhe u zbythet te nesermen duke e hapur perseri. Jeni qeshake si shtet dhe beni trimin/ligjvenes vetem me fukarenjte dhe ata pa mbeshtetje
Përgjigju