Foto ilustruese

ARRSH njofton qytetarët: Ndryshon drejtimi i lëvizjes në Unazën e Madhe, ja si do devijohet qarkullimi

12 Shkurt 2022, 10:33| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 11:05

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton qytetarët se duke nisur nga dita e diel, 13 shkurt 2022, do të ndryshojë drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës. Siç njofton ARRSH, ndryshimi i lëvizjes do të bëhet, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit 3 të Unazës.

‘Automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.’- njofton ARRSH.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 12/02/2022 11:12

    Qdo ndryshim ështé Mega Vjedhje, kjo ndodhë vetëm në vende jo stabile me pushtete krimi…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?