Në mes të sezonit veror dhe në kulmin e ngarkesës së autostradës Tiranë Durrës me automjete, Autoritetit Rrugor Shqiptar ka hapur një tender emergjent për riparimin shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë - ura e Dajlanit, me fond limit 771 mijë euro.
“Ky segment rrugor është shumë i rëndësishëm pasi është pjesë e korridorit ekzistues veri – jug dhe shërben për lidhjen e Portit të Durrësit me kryeqytetin Tiranë dhe më gjerë. Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Në dokumentet e tenderit thuhet se ndërhyrja duhet të bëhet brenda 2 muajsh pas nënshkrimit të kontratës pasi ky segment është me rëndësi për lidhjen e vendit.
Ky segment rrugor i ndërtuar në vitin 2001 me gjatësi 20 kilometra ka pësuar dëmtime të mëdha duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve për shkak të gropave e dëmtimit të asfaltit.
“Ndërtimi i këtij segmenti rrugor ka përfunduar në vitin 2001. Gjatë këtyre viteve si rezultat i dëmtimeve të ndryshme të shtresave asfaltike nga ana e ish DPRr, sot ARRSH, janë bërë ndërhyrje të herë pas hershme për përmirësimin e tyre. Aktualisht në të dy anët e këtij segmenti rrugor ka dëmtime të konsiderueshme si rrjetëzime, gropëzime si dhe dëmtime deri në nënshtresa në zona të veçanta. Ky segment rrugor ku do të ndërhyhet ka një gjatësi prej rreth 20 km me dy karrexhata me trafikndarës”, vijon më tej argumentimi.
Në mënyrë që të mos bllokohet as trafiku në kulmin e sezonit turistik, ARRSH thotë se do të ketë plan për devijimin e trafikuar në rrugët alternative,
“Planin i menaxhimit të trafikut do të jetë i ndryshueshëm sipas avancimit të punimeve që do të thotë që rrugët alternative për devijimin e trafikut do të ndryshojnë në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve. Ai do të përgatitet nga kontraktori në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe do të miratohet nga Autoriteti Kontraktor në Bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë”, thuhet në tender.
Ndërkohë vijojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës e cila po zgjerohet me nga dy korsi në secilën anë.
Kliko këtu për dokumentin e plotë
Komente

Këta janë jo për ti shkarkuar por për ti futur në burg,tani që është piku i lëvizjeve nga sezoni i turizmit u kujtuat
Përgjigju