Ivan Perisic

Arsenal kërkon me patjetër Ivan Perisic, 'topçinjtë' i bëjnë ofertën e dytë zikaltërve

28 Janar 2019, 17:26| Përditesimi: 28 Janar 2019, 17:28

  • Share

Merkato e janarit mbyllet të enjten dhe klubet në Europë po nxitojnë për të mbyllur marrëveshjet që të përforcojnë pikat e dobëta të hasura gjatë pjesë së parë të sezonit. 

Pista më e nxehtë për momentin është ajo në aksin Londër-Milano. Arsenal po tenton t’i marrë Interit kroatin Ivan Perisic, i cili nga ana tjetër ka kërkuar largimin nga klubi zikaltër. Oferta e parë e “topçinjve” për huazim është refuzuar nga Interi pasi italianët duan para kesh. 

Gjithsesi sipas mediave britanike dhe atyre italiane, Arsenal po tenton të përdorë Ozilin për të përfunduar një shkëmbim me Interin. Problemi i vetëm në këtë rast është paga e turko-gjermanit, i cili përfiton afërsisht 17 mln euro në sezon te Arsenal.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?