Aron Ramsey, lojtar i Arsenalit

 Arsenal mposhtet në derbin e Londrës, Liverpool rikthehet te fitoret

12 Janar 2019, 18:23| Përditesimi: 12 Janar 2019, 18:42

  • Share

“Premier League” është rikthyer këtë fundjavë me një ndeshje mjaft interesante mes West Ham dhe Arsenal. Edhe pse për 90 minuta u realizua vetëm një gol, në fushë pati mjaft spektakël dhe mbi të gjitha një rezultat surprizë. Arsenal u mposht 1-0 duke rregjistruar humbjen e pestë për këtë sezon.

Në pjesën e parë në stadiumin Olipmik të Londrës, West Ham u shfaq disa herë I rrezikshëm, me Anderson I cili përgjatë gjithë kohës ishte një rrezik kostant. Gjithsesi goli që do të vuloste takimin dhe që do t’I jepte fitoren ekipit të drejtuar nga Pelegrini u realizua nga Rice në minutën e 48. 

Në fund festë për vendasit dhe një humbje që mund t’i kushtojë shumë Arsenal-it, pasi “topçinjtë” ndodhen jashtë zonës “Champions”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?