Një arsenal armësh është gjetur dje (27 dhjetor) në Gramsh. Siç shihet nga video e siguruar nga Report Tv, shihet një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë në fshatin Çekrezë, e cila ishte fshehur në një banesë të vjetër prej guri.
Policia bën me dije se pronari i banesës së vjetër, Kadri Çekrezi, ku janë gjetur granatat nuk jeton më. Një pjesë e municionit luftarak ishte futur brenda disa arkave të vjetra.
Dyshohet se armatimi i gjetur të jetë i periudhës së viteve 97' në zonën e Çekrezit në periferi të Gramshit, ku ndodhen edhe tunele të cilat kanë qenë të tejmbushura me armatime.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.