Kosova & Rajoni

Arsenali i armëve në pronën e politikanit serb, Xhymshiti: Arsenijeviç e ka portretizuar Kosovën si të dhunshme ndaj minoritretit serb

23 Qershor, 15:10| Përditesimi: 23 Qershor, 15:19

  • Share

Njësitet e Policisë së Kosovës, në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Prokurorinë, dhe nën monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it, ndërmorën një ditë më parë një bastisje të madhe në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit.

Si pasojë e kontrolleve ata gjetën një arsenal armësh në pronën e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviç.

Në lidhje me këtë situatë reporteri Vudi Xhymshiti, tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se Aleksandar Arsenijeviç, udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe- nga hulumtimet që ka kryer Arsenijeviç ka orksestruar situata të dhunshme për të nxjerrë keq Republikën e Kosovës.

“Situata deri tani është nën kontroll të Republikës së Kosovë. Rasti i bastisjes së djeshme, i cili dyshohet se është pronë e  Aleksandar Arsenijeviç, është vetëm një vazhdimësi e tregimit që unë si gazetar dhe ekipi im i kemi hulumtuar në 2023-in.

 Arsenijeviç ka orksestruar situata të dhunshme dhe më pas këto situata i ka interpretuar në vijë të drejtë të axhendës politike të Beogradit për ta portretizuar Kosovën se është duke marrë masa të dhunshme ndaj minoritretit serb”, tha Xhymshiti.

Në fund të intervistës Xhymshiti theksoi se disa ambasadorë të huaj e kanë mbështetur atë për veprimet e tij.

Arsenijeviç mban lidhje me Radoçiçin apo me shërbimin sekret serb sipas hulumtimeve tona. Gjithashtu edhe disa ambasdorë të huaj e kanë mbështetur për veprimet e tij, njëri prej tyre është edhe Gabriel Escobar i cili u shkarkua nga detyra pas kësaj situate”, nënvizoi ai teksa theksoi se ambasadorët janë paguar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?