Arsenali humbi 0-3 me Brighton për javën e 36-të në Premier League. Me këtë humbje në "Emirates", djemtë e Artetas "lajnë duart" nga titulli kampion i këtij sezoni, duke mbetur pas Manchester City-t. Miqtë e De Zerbit kaluan në avantazh pas 51 minutash lojë me Encisco, teksa në të 86 minutë pas një gabimi nga vendasit, Undav shënoi golin e dytë. Në të 90+6', Estupinian dërgoi shifrat në 0-3 duke turpëruar "Topçinjtë". Arsenali me 81 pikë mbetet në vendin e dytë, katër pikë pas City-t kryesues, me "Qytetarët" që kanë një ndeshje më pak. Brighton me 58 pikë gjenden në vendin e gjashtë dhe janë me një këmbë në Europë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Suksesi i 11-të radhazi për Man. City-n, Brentford shtang West Ham-in! Arsenali turpërohet në shtëpi dhe humbet titullin e Premier League
S.Dh/ReportTv.al