Viktor Gyökeres

Sport

Arsenali mbyll marrëveshjen për Viktor Gyökeres, suedezi transferohet nga Sportingu

23 Korrik, 15:00| Përditesimi: 23 Korrik, 15:02

  • Share

Vjen fundi i “telenovelës” së merkatos për Viktor Gyökeres. Arsenali ka arritur më në fund marrëveshjen me Sporting Lisbona për transferimin e sulmuesit suedez, duke përmbyllur një nga sagat më të përfolura të verës.

Sipas medieve në Angli, ‘Topçinjtë’ do të paguajnë 63.5 milionë euro si tarifë bazë, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me paraqitjet dhe objektivat e lojtarit. Një investim i rëndësishëm që dëshmon besimin e madh të trajnerit Mikel Arteta te potenciali i Gyökeres.

Sulmuesi kalon në Londër pas disa sezoneve të jashtëzakonshme në Portugali, ku në 102 ndeshje me Sportingun ka realizuar 97 gola, një mesatare që e vendos atë mes sulmuesve më efikasë në Europë.

Pavarësisht interesit të shprehur nga Manchester United dhe vetë trajneri Amorim, Gyökeres kishte vendosur që Arsenali do të ishte destinacioni i tij i ardhshëm. Me këtë transferim Arsenali synon të zgjidhë përfundimisht çështjen e golit dhe të forcojë sulmin për të qenë pretendent serioz në garën për titullin në Premier League dhe performancën në Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?