Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të diel (18 maj) pesë nga ndeshjet e javës së 37-të, ose thënë ndryshe të parafundit të sezonit. Me Man. Cityn që ka një sfidë më pak, numri i skuadrave që garojnë për një vend në Champions League shkon në pesë.
Do jetë java që vjen ajo që do vendos edhe verdiktet finale, teksa gjithçka mbetet e hapur. Liverpool e ka siguruar tanimë titullin kampion, teksa Arsenali "blindoi" vendin e dytë. Ndërkohë Leicester, Ipswich dhe Southampton nga sezoni i ri do luajnë një kategori më poshtë.
Në "Emirates" Arsenali nuk zhgënjeu para tifozëve të vet dhe mposhti 1-0 Newcastle. Paçka se përballja ishte e barabartë, duhej goli nga jashtë zone i Declan Rice në minutën e 55-të që "Topçinjtë" e Artetas të merrnin tri pikë dhe zyrtarisht këtë sezon do e mbyllin në vendin e dytë.
Edhe Everton siguroi tri pikë në shtëpi duke mposhtur 2-0 Southampton, teksa për vendasit Armando Broja mbeti në tribunë. Tri pikë të arta për Nottingham, që në Londër mposhti 1-2 West Hamin. Fitore nderi për Leicester, që mposhti 2-0 Ipswich. Jamie Vardy, veterani që do largohet nga "Dhelprat" pas 13 sezonesh gjeti golin e 200-të me fanellën e Leicester në ndeshjen e 500-të.
Premier League, raundi 37-të:
E diel, 18 maj 2025
Everton 2-0 Southampton
West Ham 1-2 Nottingham
Brentford 2-3 Fulham
Leicester 2-0 Ipswich
Arsenal 1-0 Newcastle
Renditja:
Komente
