Banjamin Sesko pas golit me Manchester United

Sport

Arsenali mposht West Hamin dhe i bën presion Liverpoolit, fitojnë edhe Tottenham e Manchester United

4 Tetor, 19:24| Përditesimi: 4 Tetor, 19:27

  • Share

ANGLI - Java e 7-të e Premier League ka sjellë emocione dhe rezultate të rëndësishme për skuadrat e kreut. Arsenali ka arritur një tjetër fitore të vlefshme, duke mposhtur West Hamin 2-0 në derbin londinez të zhvilluar në “Emirates Stadium”.

Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga mesfushori Declan Rice, që gjeti rrjetën ndaj ish-skuadrës së tij dhe Bukayo Saka nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta regjistron fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 16 pikëve, duke ushtruar presion mbi Liverpoolin e Arne Slot në garën për kreun e tabelës.

Nga ana tjetër, West Ham mbetet me vetëm 4 pikë pas shtatë javësh, duke vazhduar serinë negative të rezultateve.

Në ndeshjet e tjera të ditës, Manchester United mposhti Sunderlandin me rezultatin 2-0, falë golave të Mason Mount dhe Benjamin Sesko. Po ashtu, Tottenham Hotspur arriti një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Leeds United, me golat e Mathys Tel (23’) dhe Mohammed Kudus (57’) që përmbysën barazimin e përkohshëm të Okafor (34’).

Premier League, raundi 7:

E shtunë, 4 tetor 2025

Leeds 1-2 Tottenham

Arsenal 2-0 West Ham

Manchester United 2-0 Sunderland

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?