Riccardo Calafiori

Arsenali ofron 40 milionë euro për Calafiorin, mbrojtësi fut në 'luftë' tre klube

24 Korrik, 22:20| Përditesimi: 24 Korrik, 22:28

  • Share

Riccardo Calafiori i Bolognas dhe Arsenal duket se do bashkohen këtë verë për shifrën e 40 milionë eurove.

Por transferimi i 22-vjeçarit është gati të kthehet në çështje juridike. Diskutimet tani kanë të bëjnë me Romën dhe Baselin, klubet e para me të cilat u regjistrua Calafiori. Në vitin 2022 kur italianët ua shitën mbrojtësin Baselit për 2.6 milion euro, në marrëveshje, ekzistonte një klauzolë që i garantonte Romës 40% për rishitjen e ardhshme. Rishitje që u bë në gusht 2023, kur Calafiori zbarkoi në Bologna për 4 milionë euro.

Nga këto, siç parashikohet në klauzolë, 1.6 milionë përfundojnë në arkat e Romës. Por në marrëveshjen e nënshkruar midis Baselit dhe Bolognës, zviceranët kishin rezervuar 50% të aksioneve në rishitjen e ardhshme. Kështu që tani ata po përgatiten të mbledhin rreth 20 milionë euro nga 40 që do të paguajë Arsenal për lojtarin.

Ndërsa nga ana tjetër Roma kërkon 8 milionë, pasi sipas zyrtarëve të saj ajo përfitoj duke qenë se përfiton Baseli me rezervimin e 50% të shumës së rishitjes. Transferimi i lojtarit në Angli nuk është në rrezik, por përplasja mes Romës dhe Baselit mund të përfundojë në komisionet juridike të FIFA.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?