Pas humbjes 5-1 nga Arsenali, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka habitur me deklaratën për mediet duke thënë se ekipi i tij luajti shumë shumë mirë.
“Unë kam keqardhje vetëm për 25 minutat e fundit, ne harruam çfarë duhet të bëjmë, atë që kemi bërë për 60-70 minuta. Padyshim është një ndeshje e vështirë në këtë stadium, ndaj kësaj skuadre në minutat e parë ka ndodhur shumë herë në këto sezone.
Por pas 10-15 minutash mendoj se morëm kontrollin e lojës dhe luajtëm shumë, shumë, shumë mirë dhe ishim në lojë pas 1-1 teksa kishim momentin e mirë që të bënim tranzicionin dhe një devijim për golin e tretë.
Por pas kësaj, ne vazhduam të bënim çfarë duhet të bëjmë sa i përket lojës mbrojtëse dhe të ishim pak më të duruara. Kur luan në këtë mënyrë, ata mund të vrapojnë e padyshim do të ishin më të rehatshëm me 3-1, bëhej më e vështirë. Unë ndjej keqardhje për 15-20 minuta e fundit, pjesa tjetër ishte një ndeshje me të vërtetë e mirë nga ne. Është e vështirë ta kuptosh këtë kur sheh rezultatin por kjo është ndjesia ime.
Ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, ne po japim shumë gjëra, jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mund të ndodhë, por ndodhi. Por ne reaguam shumë mirë dhe luajtëm me personalitet dhe u mbrojtëm aq mirë dhe më pas me topin në kontroll ishim kërcënues, por fatkeqësisht, pasi ndodhi i dyti, përsëri shumë herë patëm momentin e duhur. Ishte ai devijim dhe në situata të tjera që pësuam golat.
Duhet ta kapërcejmë këtë situatë. Nuk mund të humbësh kontrollin, janë 90-95 minuta. Nuk mund të përfundosh në mënyrën se si luajtëm, ne mund të kishim shënuar edhe tre gola të tjerë, por skuadra duhet të jetë e qëndrueshme, nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi”, tha për BBC pas sfidës Pep Guardiola.
Lajmi kryesor:
Premier League/ Arsenali 'shuplakë' Man. Cityt, e mposht 5-1! Man. United është për turp, Spurs fitojnë pas dy muajve
S.Dh/ReportTv.al