Arsene Wenger

Sport

Arsene Wenger i penduar, tregon dy futbollistët që s'i afroi dot te Arsenali

7 Shkurt, 16:02| Përditesimi: 7 Shkurt, 16:03

  • Share

Për 22 vite me radhë Arsene Wenger e drejtoi Arsenalin për 1234 ndeshje dhe e dërgoi te 17 trofe në Angli, tre mes të cilëve edhe Premier League. Rekord titulli i sezonit 2003-2004 ku "Topçinjtë" nuk pësuan asnjë humbje.

Me 715 fitore dhe 252 humbje, Wenger e ka të lidhur emrin me Arsenalin dhe në moshën 75-vjeçare është rikthyer të flasë për pengjet në karrierë, ku mund të kishte afruar te "Topcicnjtë" emra si Cristiano Ronaldo apo edhe N'Golo Kante.

“Për cilin lojtar u pendova më shumë që nuk e transferova? Sigurisht Cristiano Ronaldo. Mendova se ishte e mundur dhe nëse do të kishim qenë pak më shpejt, disa ditë. Sepse ne kishim rënë dakord dhe Manchester United erdhi pesë, gjashtë ditë më vonë”, tha francezi.

Një tjetër ish-yll Premier League që i pëlqente ishte N’Golo Kante.

"Në fillim të karrierës sime, Cristiano Ronaldo. Në fund të karrierës sime, N’Golo Kante. Mund ta kishim të lehtë me Kante, sepse ai luajti në një klub në Paris, që quhet Suresnes, ku një nga miqtë e mi më të mirë është drejtor.

Dhe ai më tha: ‘Të lutem, unë kam një lojtar, ai është i pabesueshëm. Askush nuk e do atë në Francë’. Ai e mori atë në makinën e tij dhe udhëtoi me të nga klubi në klub. Dhe më në fund, një klub i Divizionit 3 në Francë mori N’Golo Kante", tregoi ish-trajneri legjendar që tanimë është pjesë e FIFA-s si Drejtor i Zhvillimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?