Mirela Karabina

‘Arsimi në krizë’, PD: Program qeverisës me ekspertët

8 Maj, 13:04| Përditesimi: 8 Maj, 13:07

  • Share

Zëdhënësja e partisë Demokratike Mirela Karabina, ngriti shqetësimin për uljen e numrit të nxënësve e studentëve gjatë vitit shkollor 2023-2024.

Karabina tha se kriza në arsim do të marrë fund përmes programit sipas saj qeverisës, të demokratëve.

‘Sipas INSTAT-it, në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan në arsimin zyrtar 3,7% nxënës më pak se një vit më parë. Në arsimin 9-vjeçar u regjistruan 3,4%, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë 4.3%, më pak nxënës se një vit më parë.

Kjo tkurrje dhe kjo rënie e numrit të nxënësve dhe të studentëve sigurisht që shoqërohet edhe me pasoja të tjera, duke filluar nga reduktimi i mësimdhënësve dhe në uljen e personelit mbështetës Ne jemi të vendosur për një program qeverisës që do t’i japë zgjidhjet e duhura çështjes së arsimit dhe problemeve të tjera sociale. Do ta bëjmë këtë me ekipin e duhur të ekspertëve tanë dhe me njerëzit e përzgjedhur që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet e radhës.’- tha Mirela Karabina.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?