Sipërmarrja në vend duhet që të investojë tek kapitali njerëzor.Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga takimi që zhvilloi ditën e sotme me partneret ndërkombëtarë dhe me drejtuesit e shkollave profesionale në vend ku prezantoi projektin e Arsimit Profesional Dual, i cili krijon mundësi që nxënësit të mësojnë pranë sipërmarrjeve.
Qeveria do të krijojë Fondin Kombëtar të Aftësimit për të cilin do të kontribuojnë të gjitha bizneset.
“Do të krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit. Natyrisht këtu është shumë e rëndësishme që të vazhdojë diskutimi që është hapur me kompanitë, por opsioni më i mundur është që ky 1% do të duhet të investohet për trajnimin në vazhdim të personelit dhe për pjesëmarrjen në këtë skemë të arsimimit dual.
Shpenzimet e bëra në kuadër të pagesës së nxënësve që do të marrin pjesë në arsimin dual do të konsiderohen shpenzime të zbritshme nga taksat. Ndërkohë që, kush nuk do të futet në këtë proces do të duhet ta derdhë këtë si kontribut plus taksës, pra 15% taksë, po. Mbi këtë 15% do të jetë një kontribut ekstra që, sipas madhësisë së kompanive, sipas madhësisë së xhiros etj, që do të shkojë nga 0,5 deri 1% të shpenzimeve totale vjetore dhe që do të derdhet në Fondin Kombëtar të Aftësive. Sigurisht që fondi do të jetë një fond publik, por do të menaxhohet bashkë me përfaqësuesit e sipërmarrjes dhe do të shpenzohet vetëm për këtë punë, nuk do të jenë të ardhura siç janë të ardhurat që vijnë nga taksat dhe që shpërndahen për nevojat e investimeve dhe shpenzimeve të shtetit, por do të jenë të ardhura që do të jenë në këtë fond dhe që do të shpenzohen vetëm për këtë punë. Patjetër që fondi do të shërbejë edhe për të nxitur kompanitë e mesme dhe të vogla që të përfshihen edhe ato në skemat e arsimit profesional dual, gjë që sot nuk ua kërkojmë. "
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se baza për të hedhur këtë hap drejt turizmit të mirë, është dualizimi i arsimit profesional.
"Të rroftë Mercedezi nëse trupin e ke si karrocën e Dylit. Të rroftë hoteli me 5 yje, nëse organizmin e gjallë, të atyre që mbajnë hotelin e ke me tre ylla, ku tre cepat janë të thyer Sipërmarrja të investojë tek kapitali njerëzor. Në sipërmarrje duhet të krijohet ambient shkolle. Turizmi shqiptar sot është në Champions League-n e turizmit mesdhetar dhe duhet të qëndrojë aty. Të gjithë së bashku duhet t’i japim shtysë të re proceseve”, tha ai.
Ndërkohë më vonë do tu kërkohet me detyrim që në fillim të hapjes së biznesit për të krijuar një hapësirë të dedikuar për nxënësit.
Ka dhe një komponent tjetër që është dhe investimi që duhet bërë për këtë gjë. Nëse e dëgjuat këtë moment të prezantimit që bëri zëvendës ministrja, në mjedisin e sipërmarrjes duhet krijuar mjedisi i shkollës. Pra, nuk është që nxënësi që do të vijë këtu të studiojë për të bërë mirë recepsionin apo të tjerë komponentë do shkojë të rrijë tek recepsioni gjatë orëve të mësimit, por duhet krijuar një mjedis të dedikuar
Natyrisht që kjo gjë nuk mund t’u kërkohet hoteleve ekzistuese sepse ato i kanë të gjitha mjediset e përcaktuara, por sigurisht që hotelet ekzistuese do duhet të përfshihen në këtë skemë dhe në ndërkohë, në të gjitha proceset e reja që do të lidhen dhe me lejet e ndërtimit për të gjitha llojet e sipërmarrjeve, ne do të fusim komponentin e hapësirës për arsimin dual dhe për zhvillimin profesional.
Rama theksoi se nxënësit duhet të bëjnë shkollën në ambientet e punës dhe jo të trajtohen si shërbëtorë.
“Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishme para, por sot është në nevojën për të hedhur një hap shumë të madh para, dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet ekonomia, në mjedisin sipërmarrës, ditët e shkollës. Nuk bëhet fjalë të sjellim pranë sipërmarrës vajza e djem në moshë shumë të re që t’i trajtojnë si shërbëtorë në mjediset e punës, por për t’i sjellë nxënës që të bëjnë shkollën në këto ambiente dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit e duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta”, tha ai.
Projekti pilot i sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional, nis në shtator. Do të bëjë të mundur që të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi dhe do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale.
Do të krijohet dhe AKPA
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, AKPA do të sigurojë edhe funksionimin e fondit, ndërkohë që AKPA do të bëjë një portal të fondit me gjithë komponentët me gjithë informacionin, me të gjithë aktorët e interesuar, me gjithë ato vakancat etj, etj. Pra një portal, ku gjithsecili që i përket këtij lloj konstelacioni të mund të informohet në kohë reale dhe të mësojë në kohë reale, si funksionon një gjë, si funksionon një gjë tjetër, si aplikohet. Kjo është pak a shumë panorama e kësaj që donim të bënim sot dhe ambicia jonë është që deri në 2030 ne të kemi një sistem që të ketë filluar ndërkohë t’i japi gjak të ri ekonomisë tonë duke furnizuar kompanitë tona me burime njerëzore të kualifikuara si duhet. Kjo është ambicia dhe pastaj procesi hyn në shtratin e vet dhe bëhet normal, por arsyeja përse ne kemi marrë shumë kohë dhe pse ndërkohë ministria, AKPA, partnerët tanë janë angazhuar shumë me biseda me kompanitë është sepse ky është një proces që ka një rrezik shumë të madh, që është mostrajtimi i duhur i nxënësve, u shpreh Rama.
Për realizimin e këtij projekti qeveria shqiptare po mbështetet nga qeveria federale e Gjermanisë dhe e Zvicrës që kanë vënë një fond dhe ka vënë një skuadër për këtë punë.
"Nuk është një punë që po e bëjmë vetëm, kemi mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë që ka vënë një fond dhe ka vënë një skuadër për këtë punë, kemi mbështetjen e qeverisë zvicerane që ka vënë një fond dhe ka vënë një grup dhe skuadër dhe këto të dyja janë vendet kampione të kësaj pune në Europë. E dinë shumë mirë si bëhet kjo punë" vijoi Rama.
Sistemi dual do të pilotohet në 8 bashki dhe në 10 shkolla, ndërsa angazhohen 100 biznese.
5 profilet që do pilotohen në klasën e 12 nga shtatori i këtij viti janë kuzhina, multimedia, recepsioni, shërbimi elektroauto dhe instalimet në tensionin e ulët.
“Në shtator 2025, pas fazës së pilotimit, duam të shtrijmë sistemin dual duke përfshirë shkolla të reja dhe bashki të reja, ashtu si dhe profile të reja”, deklaroi zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Manjani.
meru me kthimin e atyre qe duan te kthehen se jane te kualifikuar
PërgjigjuKy nuk eshte sistemi dual, o Edi. Ke keshilltare shume te paafte dhe servila. Kjo nisme do deshtoje, sepse sistemin dual e ben biznesi dhe dhe jo qeveria.
Përgjigjujan mashtrime z;Rama se femia im meson shum po mesusja thot ke babin me PD edhe e merzit turp turp ku e kekatandis vendin ti
PërgjigjuTy s'të bëhet vonë për kapitalin e kualifikuar njerëzor sepse ti i merr nga Bangladeshi më të mirë. Sa për puntorët e kualifikuar i keni përzënë vetë. Pyet veten pse po dështon kthimi i shqiptarëve? Çfarë të thonë këshilltarët?
PërgjigjuKëshilltarët i thonë; fajin e ka Saliu